Çavusoglu për median greke: Greqia është kthyer në një port të sigurt për puçistët

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se janë të vendosur për të siguruar gjykimin e puçistëve të arratisur duke i ekstraduar ata në Turqi.

1041344
Çavusoglu për median greke: Greqia është kthyer në një port të sigurt për puçistët

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se janë të vendosur për të siguruar gjykimin e puçistëve të arratisur duke i ekstraduar ata në Turqi.   

Ministri Çavushollu vlerësoi për gazetën greke “Ta Nea” marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Duke iu referuar vendimit të gjykatës greke për ti njohur 8 puçistëve turq të drejtën e strehimit dhe lënien e tyre të lirë, Çavushollu tha: “Greqia e tregoi veten si një port i sigurt për puçistët”.

Kurse në lidhje me lënin të lirë para dy javësh të dy ushtarëve grekë të cilët ishin kapur në zonën e ndaluar ushtarake në Edirne të Turqisë, Çavushollu tha: “Ne kemi respekt për të gjitha vendimet që merren nga drejtësia jonë e pavarur. Autoritetet ligjore duke marrë në shqyrtim këtë çështje nuk patën parasysh marrëdhëniet turko-greke.

Ai tërhoqi vëmendjen se partneri kryesor i qeverisë së koalicionit në Greqi, SYRIZA nuk ka përmbushur premtimet e dhëna përpara zgjedhjeve në lidhje me arsimin dhe lirinë e besimit të pakicave në Greqi dhe shtoi: “Për fat të keq problemet e pakicave turke janë duke u përkeqësuar”.

Shefi i diplomacisë turke theksoi se Turqia do të mbrojë edhe interesat e saj edhe interesat e turqve të Qipros në Mesdheun Lindor dhe vijoi duke u shprehur me fjalët: “Edhe kompanitë që bashkëpunojnë në fushën e hidrokarbureve me greko qipriotët duhet të analizojnë mirë kosto-përfitimin dhe duhet të rivlerësojnë gjendjen e tyre”.

Ai nënvizoi se Turqia do të përdorë plotësisht të drejtën e sovranitetit brenda ujërave kontinentale në Mesdheun Lindor.

“Asnjë vend i huaj, kompani ose anije nuk mund të zhvillojnë aktivitete nën ose mbi hapësirën kontinentale të Turqisë. Turqia do të fillojë aktivitetet e saj për gjetjen e hidrokarbureve në hapësirën e saj në Mesdheun Lindor dhe Detin e Zi” tha Çavushollu.   



Lajme të ngjashme