Turqia dërgon trupa shtesë në veri të Sirisë

Vazhdon transporti ushtarak i Forcave të Armatosura Turke (TSK) për në rajonin Menbixh dhe Tel Rifat të Sirisë.

Turqia dërgon trupa shtesë në veri të Sirisë

Vija kufitare e provincës Kilis është e ngarkuar për shkak të transportit të trupave dhe mjeteve ushtarake me destinacion veriun e Sirisë.

Njësitë ushtarake, të cilat janë dërguar nga reparte në zona të ndryshme të vendit, transportohen për në veri të Sirisë.

Mauna të ngarkuara me tanke dhe mjete të tjera ushtarake u nisën nga posta kufitare në Kilis.

Autokolonat ushtarake pasi kaluan pikat kufitare Ënxhypënar (Öncüpınar) dhe Çobanbey vazhduan rrugën për në rajonet Tel Rifat dhe Menbixh të Sirisë.

 


Lajme të ngjashme