Turqi – Neutralizohet terroristi i kërkuar i PKK-së

Në mesin e terroristëve të neutralizuar është dhe Mehmet Sirin, i njohur me pseudonimin "Poyraz Agir" dhe që ndodhet në listën e terroristëve më të kërkuar në Turqi.

1038007
Turqi – Neutralizohet terroristi i kërkuar i PKK-së

Të paktën 9 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK u neutralizuan në operacionet e kryera nga forcat turke të sigurisë në juglindje të vendit dhe në veri të Irakut.

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë bën të ditur se të paktën 6 terroristë u neutralizuan në periferi të provincave turke Bingol, Agri dhe Tunceli.

Në mesin e terroristëve të neutralizuar është dhe Mehmet Sirin, i njohur me pseudonimin "Poyraz Agir", i cili ishte në listën e terroristëve më të kërkuar në Turqi.

Zyra e Guvernatorit në Bingol gjithashtu njoftoi se në operacionet antiterroriste ra dëshmor edhe një ushtar turk dhe u plagosën dy të tjerë.

Në të njëjtën kohë, forcat ajrore turke kryen gjithashtu goditje të forta në bazën e PKK-së në rajonin verior Avasin-Basyan.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë tha se në këto sulme janë neutralizuar të paktën 3 terroristë.

 


Lajme të ngjashme