Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqi - Përvjetori i Ofensivës së Madhe u shënua me entuziazëm në Afyonkarahisar

Qindra persona, pjesëmarrës në marshin e fitores, marshuan me kilometra nëpër gjurmët e gjyshërve të tyre.

buyuk taarruz4.jpg
buyuk taarruz3.jpg
buyuk taarruz2.jpg
buyuk taarruz1.jpg

Përvjetori i 96-të i Ofensivës së Madhe u shënua me entuziazëm në qytetin Afyonkarahisar.

Qindra persona, pjesëmarrës në marshin e fitores, marshuan me kilometra nëpër gjurmët e gjyshërve të tyre.

Gazi Mustafa Qemal Ataturku para 96 vitesh nga shtabi i tij që ndodhej në nënprefekturën Suhut të Afyonkarahisarit, kishte urdhëruar fillimin e “Ofensivës së Madhe”.

Me këtë urdhër janë hedhur edhe themelet e Republikës së sotme të Turqisë.

Adresa e parë e kremtimeve të fitores ishte shtabi i ofensivës i njohur edhe si “Shtëpia e Ataturkut”.

Njësitë e kalorësisë u nisën nga “Shtëpia e Ataturkut” në drejtim të Izmirit.

Kalorësit do të mbërrijnë në Izmir më 9 shtator ashtu si ushtria turke, e cila çliroi nga armiku Anadollin.

Ndërkaq në stadiumin e qytetit u bë shfaqja e një pjese teatrale në lidhje me ato që përjetuan ata të cilët luftuan kundër pushtimit grek në vitin 1922.

Qindra persona të ardhur nga të katër anët e Turqisë u bashkuan në rrugën e fitores.

Në vend të atyre, të cilët shkruan historinë para 96 vitesh, nëpër këtë rrugë marshuan nipërit dhe mbesat e tyre.

Këtë rrugë të gjatë 13 km disa marshuan me fëmijët e tyre disa të tjerë me flamuj në duar.

Në marshim morën pjesë edhe ish-ministri i Çështjeve Pyjore dhe të Ujit, Veysel Eroglu dhe Prefekti i Afyonkarahisarit, Mustafa Tutulmaz.

Marshimi i Fitores, të zgjati deri në Kocatepe, vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit.



Lajme të ngjashme