Forcat Ajrore Turke ndërmorën operacione ajrore në zonën Avashin-Basjan në veri të Irakut

Lufta kundër terrorit po vazhdon pandërprerë si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

1037671
Forcat Ajrore Turke ndërmorën operacione ajrore në zonën Avashin-Basjan në veri të Irakut

Lufta kundër terrorit po vazhdon pandërprerë si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën operacione ajrore në zonën Avashi-Basjan në veri të Irakut.

Në këto operacione janë neutralizuar 3 terroristë të PKK-së.

Ndërkaq në operacionet e ndërmarra në zonën rurale të nënprefekturës Karliova të Bingolit janë neutralizuar 2 terroristë të PKK-së, ku njëri ndodhej në listën gri të Ministrisë së Punëve të Brendshme të personave të kërkuar.

Gjatë këtij operacioni ka rënë dëshmorë një ushtar, ndërsa u plagosën dy të tjerë.

Ndërkaq bëhet e ditur se në operacionet e ndërmarra në Agri, Sirnak dhe Tunceli janë neutralizuar 8 terroristë të PKK-së.

Bëhet e ditur se njëri prej terroristëve të kapur gjatë operacioneve në Sirnak është Mazlum Kaçan me pseudonimin “Mazlum Goyi”, i ashtuquajturi njëri prej udhëheqësve të organizatës separatiste terroriste PKK.

 


Lajme të ngjashme