Turqia dënon sulmin e terrorit në Libi

Ambasada e Turqisë në Tripoli publikoi një mesazh ngushëllimi për viktimat e sulmit të terrorit të ndërmarrë ndaj një pike të kontrollit në Libi.

1037433
Turqia dënon sulmin e terrorit në Libi

Ambasada e Turqisë në Tripoli të Libisë dënoi ashpër sulmin e djeshëm terroristë të ndërmarrë ndaj një pike kontrolli në rajonin Wadi Kaam.

Ambasada e Turqisë publikoi një mesazh ngushëllimi për viktimat që humbën jetën në këtë sulm.

Në mesazh thuhet se dënohet fuqishëm sulmi terrorist ndaj pikës së kontrollit të ndërmarrë në ditët e shenjta të Bajramit të Kurbanit.

Në mes tjerash në mesazh u kërkua mëshirë prej Allahut për viktimat e këtij sulmi tradhtarë, ndërsa të plagosurve u urohet shërim të shpejtë.

“Turqia ndodhet pranë Libisë, vendit mik dhe vëlla në luftën kundër terrorit”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e publikuar nga ambasada e Turqisë në Tripoli.



Lajme të ngjashme