Çavusoglu: Kontaktet në Rusi të rëndësishme për siguri, mirëqenie dhe stabilitetin e rajonit

Ministri Çavusoglu pas kontakteve në Moskë po zhvillon një vizitë zyrtare në Tataristan pjesë e Federatës së Rusisë, ku në kryeqytetin Kazan u prit në takim nga Presidenti, Rustem Minnihanov.

Çavusoglu: Kontaktet në Rusi të rëndësishme për siguri, mirëqenie dhe stabilitetin e rajonit

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se kontaktet mes Turqisë dhe Rusisë janë shumë të rëndësishme nga aspekti i sigurisë, mirëqenies dhe stabilitetit të rajonit.

Ministri Çavusoglu pas kontakteve në Moskë po zhvillon një vizitë zyrtare në Tataristan pjesë e Federatës së Rusisë, ku në kryeqytetin Kazan u prit në takim nga Presidenti, Rustem Minnihanov.

 

Në deklaratën e tij të bërë pas takimit, ministri Çavusoglu tha se në ndalesën e parë të vizitës së tij në Rusi me homologun e tij rus, Sergey Lavrov pati një mbledhje mjaftë produktive.

Shefi i diplomacisë turke rikujtoi se më pas u prit në takim nga Presidenti, Vladimir Putin, me të cilin biseduan në lidhje me çështjet rajonale dhe ato dypalëshe.

“Kontaktet mes dy presidentëve (Erdogan dhe Putin) dhe mes nesh, me të vërtet janë shumë të rëndësishme si për dy vendet tona ashtu edhe për sigurinë, mirëqenien dhe stabilitetin e rajonit”, deklaroi Çavusoglu.

Duke vënë në dukje se Rusia është një partnere shumë e rëndësishme për Turqinë, Çavusoglu tha se ndjenë kënaqësi që ndodhet për vizitë në Kazan pas Moskës.

Ndërkaq Presidenti i Tataristanit, Minnihanov falënderoi Presidentin Erdogan dhe autoritetet turke për investimet e rëndësishme të bëra në vendin e tij.

“Krahas investimeve në vendin tonë veprojnë në mënyrë aktive edhe shumë kompani turke në sektorë të ndryshëm”, bëri të ditur Minnihanov.

Presidenti i Tataristanit vuri në dukje se vëllimi tregtar mes Turqisë dhe Tataristanit është rritur me 40 për qind në krahasim me një vit më parë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Besojë se gjatë periudhës së ardhshme do të hedhim firmat edhe në shumë projekte tjera të përbashkëta. Posaçërisht po zhvillojmë punime për futjen e disa produkteve tona në tregun turk dhe për këtë marrim përkrahjen e madhe të autoriteteve turke”.

Në kuadër të kontakteve të tij në Tataristan, ministri Çavusoglu u takua edhe me këshilltarin shtetëror të Republikës së Tataristanit dhe Presidentin e parë, Mintimer Shaymiyev.

Çavusoglu gjithashtu u informua në lidhje me qytetin historik Bolgar dhe projektin e rinovimit të ishullit Svivajsk dhe të akademisë islame të qytetit Bolgar.



Lajme të ngjashme