Turqi – Neutralizohen 2 terroristë të PKK-së

Dy terroristë, njëra grua, janë neutralizuar gjatë një operacionit të njësive të xhandarmërisë bashkë me armët e tyre ndërsa po përgatiteshin për të sulmuar banorët e qytetit Gurkpinar të Vanit, sipas njoftimit të Zyrës së Prefektit.

Turqi – Neutralizohen 2 terroristë të PKK-së

Ekipet e xhandarmërisë kanë kryer një operacion në qytezën Gyrpënar (Gürpınar) të Vanit kundër një grupi terroristësh që ishin në përgatitje për të sulmuar banorët e zonës.

Zyra e prefektit ka njoftuar se 2 terroristë, në mesin e të cilëve edhe një grua, janë neutralizuar bashkë me armët e tyre ndërsa po përgatiteshin për të sulmuar banorët e qytetit.

Gjithashtu gjatë operacionit janë kapur e sekuestruar dy automatikë të tipit Kalashnikov, 4 granata dore prodhim i huaj.

Në vendin ku ishin strehuar terroristët u gjet një sasi e madhe dokumentacioni dhe materiali propagandistik.

Operacionet për të garantuar qetësinë dhe sigurinë e popullatës vendore vazhdojnë pa ndërprerje në mënyrë më të fuqishme dhe të vendosur me mbështetjen e popullit.

PKK-ja është një organizatë separatiste që është në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Pjesëtarët e kësaj organizate në aktet terroriste që kanë bërë kundër Turqisë në tre dekadat e fundit kanë vrarë të paktën 40.000 njerëz.

 


Lajme të ngjashme