Turqi – Neutralizohet një terrorist shumë i kërkuar i PKK-së

Në një operacion që kanë bërë të mërkurën në mëngjes në provincën veriore të Turqisë, Gumushane, forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar një terrorist, i cili bënte pjesë në listën e kuqe të personave më të kërkuar.

Turqi – Neutralizohet një terrorist shumë i kërkuar i PKK-së

Në një operacion të kryer mëngjesin e të mërkurës nga forcat turke të sigurisë në provincën Gumushane, në veri të Turqisë, u vranë dy pjesëtarë të organizatës terroriste PKK.

Në këtë operacion është neutralizuar edhe një terrorist, emri i të cilit bënte pjesë në "listën e kuqe" të terroristëve më të kërkuar në Turqi.

Kontakti me grupin e terroristëve u vendos në zonën malore të fshatit Jeshilkëj (Yeşiköy), ndërsa forcat e sigurisë ishte duke kryer aktivitetin e tyre të vëzhgimit dhe kontrollit në terren.

Gjatë përleshjeve u neutralizuan 2 terroristë, prej të cilëve njëri bënte pjesë në listën e personave më të kërkuar (lista e kuqe).

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) tha se neutralizimi i një terroristi shumë të kërkuar është tregues i vendosmërisë tonë në luftën kundër terrorizmit.

Operacionet e Forcave të Armatosura Turke (TSK) vazhdojnë edhe në provincën Hakkari.

Në një operacion me mbështetje nga ajri në zonën malore në vendin e quajtur Jyksekova (Yüksekova) janë neutralizuar 3 terroristë pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Kurse në një operacion tjetër kundër PKK në qytezën Bashkale (Başkale) të Vanit është kapur i gjallë bashkë me armën e tij një terrorist, i ashtuquajtur kuadër përgjegjës i organizatës.

PKK-ja është një organizatë separatiste që është në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Pjesëtarët e kësaj organizate në aktet terroriste që kanë bërë kundër Turqisë në tre dekadat e fundit kanë vrarë të paktën 40.000 njerëz.

 


Lajme të ngjashme