Erdogan shkëmben urimet e Bajramit me liderët e rajonit

Me rastin e Kurban Bajramit Presidenti i Turqisë, Erdogan ka zhvilluar biseda telefonike me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Kryetarin e Këshillit Presidencial të BeH-së, Bakir Izetbegoviç dhe Emirin e Katarit.

Erdogan shkëmben urimet e Bajramit me liderët e rajonit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) me rastin e Kurban Bajramit ka zhvilluar biseda telefonike me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetarin e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës Bakir Izetbegoviç dhe Emirin e Katarit Tamim bin Hamad al Thani.

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale mësohet se presidenti Erdoan në ditën e parë të Kurban Bajramit ka zhvilluar biseda telefonike me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Kryetarin e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës Bakir Izetbegoviç dhe Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad al Thani.

Në bisedat e zhvilluara me qëllim urimi thuhet se janë shprehur dëshirat që Kurban Bajrami të jetë i dobishëm kryesisht për botën islame dhe për gjithë njerëzimin.



Lajme të ngjashme