Turqia e gatshme për testimin e helikopterit të parë vendor dymotorësh

Industria turke e aeronautikës, TAI, ka ndërtuar prototipin e helikopterit të parë vendor të gjeneratës së re, i cili ka dy motorë dhe është shumëdimensional dhe që do të testohet nga fundi i vitit.

Prototipi T625, është dizajnuar për të mbijetuar me sukses kushtet e këqija të motit dhe tashmë mbetet që të kryhet testi i sistemit, pas çka në fund të vitit do të realizohet edhe testi i fluturimit të tij.

Programi operativ shumë-qëllimesh i helikopterit, është dizajnuar në mënyrë që të përmbushë nevojat e forcave ajrore turke dhe institucioneve tjera të sigurisë dhe është produkt i një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2013, mes TAI-t dhe Nënsekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes.

Sipas prodhuesit, helikopteri do të ofrojë shërbime të ndryshme, përfshirë transportin e mallrave, transportin VIP, ambulancës dhe gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Helikopteri në fjalë ka një kapacitet prej 14 pasagjerësh, përfshirë edhe dy pilotët.

“Fluturakja përfshinë në vete disa nga teknologjitë më të reja, të cilat do të mundësojnë nivelin më të lartë të sigurisë dhe përfitime tjera operative”, thotë TAI.

Helikopteri është projektuar për tregun vendor, por edhe për atë ndërkombëtar, ndërsa prodhimi pritet të fillojë në vitin 2022. (AA)

Lajme të ngjashme