Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit

“Sulmet ndaj ekonomisë nuk kanë dallim nga sulmet ndaj ezanit dhe flamurit tonë”, tha Presidenti Erdogan.

Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan publikoi një mesazh me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit.

Duke e bërë të ditur se “Sulmet ndaj ekonomisë nuk kanë dallim nga sulmet ndaj ezanit dhe flamurit tonë”, Presidenti Erdogan tha se “Qëllimi i këtyre sulmeve është i njëjtë. Qëllimi është të gjunjëzohet Turqia dhe populli turk”.

Në mesazhin e tij pamor drejtuar popullit me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit, Presidenti Erdogan tha: “Populli im i shenjtë, vëllezër të dashur ju përshëndes nga zemra dhe ju urojë festën e Bajramit të Kurbanit. Falënderojë Perëndinë që na mundësojë ta kremtojmë edhe njëherë këtë festë”.

Duke dëshiruar që kjo festë të sjellë gjithë të mira botës islame dhe njerëzimit, Presidenti Erdogan uroi që mëshira dhe begatia e Perëndisë për Bajramin e Kurbanit të jenë shkak për të shpëtuar nga vështirësitë.

Kreu i shtetit turk rikujtoi se populli turk deri në ditët e sotme ka qëndruar i drejtë për shkak të aftësisë së tyre për të vepruar si një trup, një zemër dhe një grusht i vetëm, ndërsa shtoi se kjo ishte arsyeja që populli turk tejkaloi të gjitha sulmet e kohës së fundit, që nga tentativa e grushtit të shtetit në korrik të vitit 2016 e deri te të gjitha sulmet që u zmbrapsën me vendosmëri.

Ai shtoi se populli edhe sot tregon të njëjtin qëndrim të virtytshëm.

“Menjëherë pas festës së Bajramit të Kurbanit ne do ta kremtojmë edhe 947-vjetorin e Fitores së Malazgirtit. Jemi një popull i cili i bëri ballë shumë vështirësive. Çdo sulm ndaj lirisë sonë, ezanit dhe flamurit tonë e kemi zmbrapsur me vendosmëri të njëjtë”, bëri të ditur Erdogan.

Duke vënë theksin se javën e ardhshme do të kremtohet edhe 96-vjetori i festës së 30 Gushtit, Ditës së Fitores, që është njëra prej manifestimeve të vullnetit për ti dalë për zot atdheut, Presidenti Erdogan tha: “Më 15 korrik ne treguam edhe njëherë vendosmërinë për të mbrojtur ekzistencën tonë mijëvjeçare në këto troje. Nuk ka dallim mes sulmit ndaj ekonomisë sonë dhe sulmit të drejtpërdrejt ndaj ezanit dhe flamurit tonë, qëllimi është që Turqinë dhe popullin turk ta hedhin në gjunjë, qëllimi është të na vënë në robëri. Ne jemi një popull që në vend të jetës në pranga preferon ta japë jetën për të jetuar në liri. Ata që mendojnë se Turqinë do ta mposhtin me goditjen ndaj vlerës së valutës, ndërsa dështuan në tentimet e tyre duke i përdorur organizata terroriste, çetat e ndryshme tradhtare dhe duke ngritur kurthe, së shpejti do të kuptojnë sa po gabojnë. Me lejen e Allahut, vendi ynë ka fuqi, mundësi, vullnet që të tejkalojë të gjitha këto. Mjafton që ne të jemi të bashkuar, të jemi të gjithë së bashku Turqi”.

Erdogan uroi që Allahu t’u pranojë haxhin dhe lutjet të gjithë atyre të cilët ndodhet në tokat e shenjta për të kryer haxhin, ndërsa shtoi se gjithmonë i ka në mendje dhe lutje të gjithë njerëzit e shtypur në Palestinë, Siri, Azinë Jugore dhe në pjesë të tjera të botës.

Presidenti u uroj të gjithë botës islame festën e Bajramit të Kurbanit me dëshirë që kjo festë të sjellë mirëqenie, lumturi në familje dhe ditë të ndritshme për Turqinë.



Lajme të ngjashme