Presidenti Erdogan emëroi anëtarët e rinj të Bordit Ekzekutiv Qendror të Partisë AK

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan Recep Tayyip Erdogan) të shtunën emëroi anëtarët e Bordit Ekzekutiv Qendror të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në pushtet (MYK).

Ish-ministri i Kulturës dhe Turizmit Numan Kurtulmus u caktua si zv/kryetar i partisë, ndërsa Omer Celik, ish-ministër i Çështjeve të BE, tani është zëdhënësi i ri i Partisë AK.

Të shtunën, Erdogan u rizgjodh kryetar i Partisë AK pasi siguroi votat e 1,380 delegatëve në kongresin e 6 të zakonshëm të partisë të mbajtur në kryeqytetin Ankara.

Ndërkohë që mbledhja e bordit drejtues të Partisë AK vazhdonte, zëdhënësi i ri, Omer Çelik i publikoi anëtarët e rinj të bordit drejtues.

Në bordin e ri drejtues u zgjodhën gjithsej 29 emra të rinj.

Në anën tjetër, kryetari i Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli i telefoni Presidentit Erdogan dhe e uroi për rizgjedhjen e tij në krye të Partisë AK.

Lajme të ngjashme