Turqi - Sot në Kompleksin Presidencial do të mbahet mbledhja e kabinetit qeveritar

Tema kryesore e rendit të ditës së mbledhjes që do të mbahet nën kryesimin e Presidentit, Recep Tayyip Erdogan do të jetë ekonomia.

Turqi - Sot në Kompleksin Presidencial do të mbahet mbledhja e kabinetit qeveritar

Njëra prej pikave më të rëndësishme të agjendës së sotme të Ankarasë zyrtare është edhe mbledhja e kabinetit qeveritar.

Tema kryesore e rendit të ditës së mbledhjes që do të mbahet në Kompleksin Presidencial nën kryesimin e Presidentit, Recep Tayyip Erdogan do të jetë ekonomia.

Gjatë mbledhjes do të vlerësohen rezultatet e masave të marra ndaj luftës ekonomike, të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës e zbatojnë ndaj Turqisë.

Gjithashtu do të shqyrtohen edhe hapat e reja që do të hidhen për të përshpejtuar uljen e nivelit të këmbimit valutor.

Në mes tjerash do të bisedohet edhe për vendosjen e disiplinës buxhetore, luftën kundër inflacionit dhe vënien në jetë të reformave të nevojshme strukturore.

Ndërkaq do të diskutohet edhe për taksa shtesë për disa produkte me origjinë amerikane dhe hapat që do të hidhen pas kësaj.

Kabineti gjithashtu do të shqyrtojë edhe luftën kundër terrorit, në kuadër të së cilës do ti bëhet një vlerësim operacioneve antiterror të ndërmarra brenda dhe jashtë vendit.



Lajme të ngjashme