Turqi - Numri i turistëve kinezë shënoi rritje me 91 për qind

Turqia, e cila krahas bukurive natyrore tërheq interesim të madh edhe me thesarin e saj historik, kohëve të fundit mirëpret një numër të madh të turistëve.

Turqi - Numri i turistëve kinezë shënoi rritje me 91 për qind

Numri i turistëve kinezë që vizituan Turqinë gjatë gjysmës së parë të këtij viti shënoi rritje me 91 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe doli në 191 mijë.

Turqia, e cila krahas bukurive natyrore tërheq interesim të madh edhe me thesarin e saj historik, kohëve të fundit mirëpret një numër të madh të turistëve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, gjatë gjysmës së parë të këtij viti Turqinë e vizituan 18 milionë e 917 mijë turistë.

Ndërkohë që në mesin e turistëve të huaj në vendin e parë ndodhet Rusia me 2 milionë e 378 mijë turistë, në vendin e dytë janë turistët gjermanë dhe ata iranianë.

Numri i turistëve kinezë të interesuar në thesaret kulturore të Turqisë, gjatë gjysmës së parë të këtij viti shënoi rritje me 91 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe doli në 191 mijë.

Në rritjen e numrit të turistëve kinezë, krahas prezantimit të Turqisë në këtë vend, ndikoi edhe kënga e këngëtarit kinez Xiao Zhang me temë Turqinë.

Zhang, i cili është njëri prej këngëtarëve të famshëm të Kinës, zë vend të gjerë në kanalet muzikore kineze me këngën e tij me titull “Dua të të çojë në Turqinë romantike”, ndërkaq kinezët, të cilët e postojnë shpesh këtë këngë nëpër mediat sociale, kanë filluar të vijnë në Turqi.

Pas shtimit të aktiviteteve të prezantimit të Turqisë, turistët kinezë filluan të shfaqin interesim për vende historike si Pamukkale, Bergama, Efes dhe Kapadokya.

Ndërkaq Stambolli, i cili është njëra prej destinacioneve të domosdoshme të turistëve kinezë, ndodhet në vendin e parë.

Plani i veprimit për të rritur numrin e turistëve kinezë që do të vizitojnë Turqinë i publikuar në kuadër të programit të qeverisjes 100-ditore të Presidentit, Recep Tayyip Erdogan, do të bëjë që kjo shifër të rritet edhe më shumë.



Lajme të ngjashme