Çavusoglu: Jemi një nga partnerët strategjikë të Unionit Afrikan

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Sudani është një vend strategjik për Turqinë.

Çavusoglu: Jemi një nga partnerët strategjikë të Unionit Afrikan

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Sudani është një vend strategjik për Turqinë.

I gjendur në Ankara në kuadër të Konferencës së 10-të të Ambasadorëve, Ministri i Punëve të Jashtme të Sudanit, Al-Dirdiri Muhammed Ahmed në seancën ku mori pjesë edhe Çavushollu iu drejtua të pranishmëve.

Edhe Ministri i Jashtëm i Turqisë në fjalimin e rastit u shpreh me fjalët: “Jemi një nga partnerët strategjikë të Unionit Afrikan. Në kontinentin e Afrikës, Sudani është një partner strategjik për ne. Është një vend strategjik si për Turqisë, ashtu edhe për kontinentin”.

Duke nënvizuar se Sudani në çdo rast ka shfaqur solidaritet me Turqinë, shefi i diplomacisë turke tha: “Kjo është shfaqur veçanërisht në luftën tonë kundër organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtet, FETO/PDY. Kryetari i Shtetit të Sudanit, i nderuar El-Beshir vizitoi dy herë Turqinë dhe mori pjesë në samitet që ne zhvilluam”.  

Ai rikujtoi se Linjat Ajrore Turke, pas një kohe të shkurtër do të fillojnë fluturimet drejt Sudanit.

Kurse Ministri i Punëve të Jashtme të Sudanit, Al-Dirdiri Muhammed Ahmed tha se marrëdhëniet ndërmjet Sudanit dhe Turqisë janë duke kaluar nga një periudhë e veçantë.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në këtë detyrë në një periudhë kur marrëdhëniet Sudan-Turqi janë shumë të mira” tha Ahmed.

Ahmed tha se ka shumë raste për të gjallëruar përsëri marrëdhëniet e vjetra historike ndërmjet Turqisë dhe Afrikës.

Ai tha se Kreu i Shtetit të Ugandës, Yoweri Museveni e pyeti atë se “Pse ne nuk lidhim Kampala-n, Entebbe-n nëpërmjet Liqenit Victoria me Mesdheun?” duke rikujtuar se në periudhën osmane kishte një lidhje të tillë.  

Ai tha se një lidhje e tillë do të gjallëronte tregtinë ndërmjet Turqisë dhe Afrikës.   

 


Lajme të ngjashme