Parlamenti Evropian - Vendimi i ShBA-së ndaj Turqisë në kundërshtim me rregullat e OBT-së

"BE-ja vlerësoi se vendimin e ShBA-së për të vendosur taksa shtesë ndaj Turqisë me arsyetim të sigurisë kombëtare është i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë”, thuhet në komunikatën e PE-së.

Parlamenti Evropian - Vendimi i ShBA-së ndaj Turqisë në kundërshtim me rregullat e OBT-së

Gjatë Forumit të Turqisë të mbajtur në Parlamentin Evropian u bë e ditur se vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për vendosjen e taksave shtesë ndaj çelikut dhe aluminit të importuar nga Turqia është i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO).

Në komunikatën me shkrim të publikuar në Forumin e Turqisë të Parlamentit Evropian, që numëron 60 anëtarë, thuhet se “Bashkimi Evropian vlerësoi se vendimi i ShBA-së për taksa shtesë ndaj Turqisë me arsyetim të sigurisë kombëtare është i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë”.

Në mes tjerash në komunikatë theksohet se “Begatia dhe qëndrueshmëria ekonomike e Turqisë, e cila është njëra prej partnereve më të mëdha tregtare e BE-së, është edhe në interesin tonë”.

“Turqia dhe ShBA-ja, dy vende aleate në NATO, duhet të zbatojnë iniciativa konstruktive diplomatike, për gjetjen e zgjidhjes problemeve”, u tha në komunikatën e lëshuar nga Parlamenti Evropian.

 


Lajme të ngjashme