Çavusoglu: Liberalizimi i vizave me Rusinë është i rëndësishëm

Ministri Çavusoglu dhe homologu i tij rus, Sergey Lavrov, i cili ndodhet në Ankara për të marrë pjesë në Konferencën e 10-të të Ambasadorëve, pas takimit organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Çavusoglu: Liberalizimi i vizave me Rusinë është i rëndësishëm

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se janë duke vazhduar punimet që qytetarët turq të vizitojnë Rusinë pa viza.

Ministri Çavusoglu dhe homologu i tij rus, Sergey Lavrov, i cili ndodhet në Ankara për të marrë pjesë në Konferencën e 10-të të Ambasadorëve, pas takimit organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Çavusoglu falënderoi ministrin Lavrov për pjesëmarrje në konferencë, ku iu drejtua ambasadorëve të pranishëm, dhe për përgjigje në pyetjet që iu parashtruan, ndërsa shtoi se gjatë drekës që do të shtrohet pas konferencës me homologun e tij rus do të bisedojnë në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe.

Duke vënë në dukje se punimet mbi projektet e tubacionit Rrjedha Turke, e cila do të transportojë gazin rus në Evropë nëpërmjet Turqisë dhe të centralit bërthamor Akkuyu po vazhdojnë në kuadër të kornizës së përcaktuar nga liderët e të dyja vendeve, ministri Çavusoglu tha: “Natyrisht se çështja e liberalizimit të vizave është e rëndësishme. Lëvizja e lirë e qytetarëve rusë në Turqi pa viza është një kënaqësi për ne. Këtë vit po shënohet një rekord në numrin e turistëve rusë që vizitojnë Turqinë. Ne do të kemi kënaqësinë të presim edhe më shumë turistë, miqtë tanë nga Rusia”.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu bëri të ditur se punimet për të mundësuar qytetarëve turq ta vizitojnë Rusinë pa viza janë duke vazhduar dhe shtoi se do ta zgjidhin edhe këtë problem.

Çavusoglu i bëri një vlerësim edhe shtimit të sulmeve të regjimit të Esadit dhe aleatëve të tij ndaj civilëve në Siri, ndërsa shtoi se “Bombardimi i tërë Idlibit dhe i civilëve, me arsyetim se aty ka terroristë, është masakër”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se i ngarkuari me punë të ambasadorit në ambasadën amerikane në Ankara, sot do ta vizitojë pastorin amerikan, Andrew Brunson, i cili mbahet në arrest shtëpie me akuza për lidhje me organizatat terroriste PKK dhe FETO.

 


Lajme të ngjashme