Shoqata turke ndihmon me ilaçe Idlibin e Sirisë

Shoqata turke e Ndihmës dhe Solidaritetit, Iyilik-Der shpërndau 4 mijë kuti me ilaçe në qytetin Idlib të Sirisë.

Shoqata turke ndihmon me ilaçe Idlibin e Sirisë

Shoqata turke e Ndihmës dhe Solidaritetit, Iyilik-Der shpërndau 4 mijë kuti me ilaçe në qytetin Idlib të Sirisë.

Përfaqësuesi i Shoqatës në Rejhanllë (Reyhanlı), Mehmet Bedir në deklaratën e bërë tha se ilaçet e dërguara nga përfaqësia në rrethin Mallatja (Malatya) kanë mbërritur në Idlib.

Ai tërhoqi vëmendjen se në Siri ka mangësi të rëndësishme në fushën e shëndetësisë dhe shtoi: “Sulmet vazhdojnë pa u ndërprerë. Njerëzit sa kanë të vështirë të gjejnë ushqime, aq të vështirë e kanë të gjejnë edhe ilaçe. Prandaj dhe ne, për të fashuar plagët e popullit, e mbështetëm atë me ilaçe”.

Ai shtoi se 4 mijë kuti ilaçe do të shpërndahen në qendrat shëndetësore të Idlibit.   

 


Lajme të ngjashme