Lufta kundër terrorit në Turqi, brenda dy ditësh neutralizohen 23 terroristë

Forcat e Armatosura Turke, me operacionet e realizuara nga ajri dhe toka, brenda 2 ditëve neutralizuan 23 terroristë.

Lufta kundër terrorit në Turqi, brenda dy ditësh neutralizohen 23 terroristë

Forcat e Armatosura Turke, me operacionet e realizuara nga ajri dhe toka, brenda 2 ditëve neutralizuan 23 terroristë.

Forcat turke të sigurisë vazhdojnë pa ndërprerje luftën kundër terrorit.

Me operacionet e suksesshme ushtria turke ka goditur vazhdimisht organizatën separatiste terroriste PKK.

Në operacionin në Tunceli u neutralizuan 10 terroristë.

Kurse me anë të avionëve të telekomanduar në zonën rurale të nënprefekturës Beytusebap të Sirnakut u zbulua një grup terroristësh.

Zona ku ndodheshin terroristët u rrethua dhe u godit me operacionin ajror.

Si rezultat i operacionit u neutralizuan 4 terroristë.

Mjetet fluturuese pa pilotë (të telekomanduar), që vazhdojnë punimet për zbulim dhe vrojtim në zonën rurale të Hakkarit, përcaktuan një grup terroristësh.

Terroristët, të cilët përgatiteshin për sulm, u goditën nga ajri.  

Në operacion u neutralizuan 4 terroristë.

Edhe në operacionet në rajonin Hakurk në veri të Irakut u neutralizuan 5 terroristë.

Kështu që numri i terroristëve të neutralizuar me operacione ajrore gjatë 2 ditëve të fundit arriti në 23.

 

 


Lajme të ngjashme