Turqi - Zhvillohet mbledhja e parë e Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes u vlerësuan projektet me një kosto totale prej 13,5 miliardë lirash turke.

Turqi - Zhvillohet mbledhja e parë e Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes u vlerësuan projektet me një kosto totale prej 13,5 miliardë lirash turke.

Kryesuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në mbledhjen e zhvilluar në Pallatin Presidencial, u shqyrtua zhvillimi i aftësive të reja të helikopterëve ATAK dhe sistemeve fluturuese pa pilotë (IHA).  

Në deklaratën e bërë në lidhje me mbledhjen është bërë e ditur se: “Janë marrë vendime të reja për të rishikuar projektet në lidhje me shtimin e sistemeve vendore dhe kombëtare që do ti japin edhe më shumë fuqi njësive tona të sigurisë, që vazhdojnë me sukses operacionet për sigurinë e vendit brenda dhe jashtë kufijve tanë”.

Sipas deklaratës, në mbledhjen, ku u vlerësuan projektet me një kosto totale prej 13,5 miliardë lirash turke, u bë e ditur se janë marrë masa në lidhje me zhvillimin, përforcimin dhe mbështetjen e industrisë dhe teknologjisë së mbrojtjes si dhe për aktivitetet e investimeve dhe përmirësimeve të ndryshme.  

“Përfitimi i aftësive të reja të helikopterëve ATAK, sistemet e reja të mjeteve fluturues pa pilotë, modernizimi i mjeteve tokësore, ajrore, detare, sistemeve të përzierjes, radarëve  dhe sistemeve të kontrollit të komandës si dhe sigurimi i nevojave të ndryshme të njësive të sigurimit, ishin ndër temat e shqyrtuara në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes” shkruhet në deklaratë.

 


Lajme të ngjashme