Numri i pasagjerëve të linjave ajrore në Turqi është rritur 14%

Në Turqi, gjatë periudhës janar-korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, trafiku i pasagjerëve të linjave ajrore është rritur 14%, pra 120 milionë e 402 mijë e 307.

Numri i pasagjerëve të linjave ajrore në Turqi është rritur 14%

Në Turqi, gjatë periudhës janar-korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, trafiku i pasagjerëve të linjave ajrore është rritur 14%, pra 120 milionë e 402 mijë e 307.

Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Aeroporteve Shtetërore (DHMI) deklaroi statistikat për trafikun ajrore, transportin e pasagjerëve nëpërmjet linjave ajrore dhe transportin e mallrave për muajin korrik.

Sipas kësaj, në muajin korrik, numri i avionëve që kanë zbritur dhe janë ngritur nga aeroportet turke, në krahasim me muajin korrik të vitit të kaluar, në linjat e brendshme ka rënë 3,8%, përkatësisht 84 mijë e 799, ndërsa në linjat e jashtme është rritur 10,8%, përkatësisht 75 mijë e 92.

Po në të njëjtin muaj trafiku i sipërm i kalimit është rritur 12,8% duke arritur në 45 mijë e 322 avionë.

Kështu që tërësia e shërbimeve të avionëve është rritur me 4,7% duke arritur në 205 mijë e 213-të.

Gjatë muajit korrik, në shkallë vendi, trafiku i pasagjerëve të linjave të brendshme ka rënë 0,7% duke arritur në 10 milionë e 747 mijë e 444 pasagjerë, ndërsa trafiku i pasagjerëve në linjat e jashtme është rritur 13,7% duke arritur në 11 milionë e 910 mijë e 452 pasagjerë.

Në muajin në fjalë tërësia e trafikut të pasagjerëve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur 6,3% duke arritur në 22 milionë e 688 mijë e 992 pasagjerë.

Trafiku i mallrave në aeroporte në muajin korrik ka pasur një rritje prej 5,2% duke u realizuar në 388 mijë e 322 tonë.

Kurse gjatë periudhës janar-korrik trafiku i avionëve të linjave ajrore në shkallë vendi u rrit 8,3% duke arritur në 1 milionë e 156 mijë.

Kurse trafiku i pasagjerëve të linjave ajrore për 7 muajt e parë të vitit është rritur 14% në krahasim me vitin e kaluar duke arritur në 120 milionë e 402 mijë e 370 pasagjerë.

Kurse trafiku i transportit të mallrave është rritur 11,8% duke arritur në 2 milionë e 126 mijë e 724 tonë.  

 


Lajme të ngjashme