Forcat e Armatosura të Turqisë neutralizojnë 44 terroristë gjatë një jave

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë lëshoi një komunikatë me shkrim në lidhje me operacionet antiterror në vend të ndërmarra mes datave 30 korrik-6 gusht.

Forcat e Armatosura të Turqisë neutralizojnë 44 terroristë gjatë një jave

Në operacionet e sigurisë së brendshme të ndërmarra gjatë javës së fundit janë neutralizuar 44 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë lëshoi një komunikatë me shkrim në lidhje me operacionet antiterror në vend të ndërmarra mes datave 30 korrik-6 gusht.

Në komunikatën me shkrim të bërë nga ministria thuhet se gjatë javës së fundit janë neutralizuar 44 terroristë, në mesin e të cilëve 5 ishin të të ashtuquajturit të kuadrit udhëheqës.

Gjatë operacioneve janë shkatërruar 3 strehimore dhe shpella, ndërsa në Erzurum, Hakkari dhe Adiyaman janë kapur një numër i madh i armëve të rënda të llojeve të ndryshme dhe një sasi e konsiderueshme e municionit për këto armë, ndërsa u shkatërruan edhe 66 kg të mjeteve shpërthyese, 7 mjete shpërthyese artizanale dhe mina.



Lajme të ngjashme