Ministri Çavushollu i shpreh ngushëllimet Rusisë për aksidentin ajror

Ministri i Jashtë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) i shprehu ngushëllimet shtetit dhe popullit dhe familjeve të viktimave të aksidentit ajror në rajonin në Krasnoyarsk të Rusisë, ku humbën jetën 18 persona.

Ministri Çavushollu i shpreh ngushëllimet Rusisë për aksidentin ajror

Ministri i Jashtë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu)i shprehu ngushëllimet shtetit dhe popullit dhe familjeve të viktimave të aksidentit ajror në rajonin në Krasnoyarsk të Rusis, ku humbën jetën 18 persona.

“Mësova me hidhërim rrëzimin e helikopterit në Krasnoyarsk në rajonin e Siberisë të Federatës Ruse, duke shkaktuar vdekjen e 18 vetëve. Unë i shpreh ngushëllimit e mia shtetit të Federatës së Rusisë, popullit rus dhe për të afërmve të viktimave" shkroi Ministri Çavushollu në llogarinë e tij Twitter.

Autoritetet ruse kishin bërë të ditur se në rajonin Krasnoyarsk të Rusisë u rrëzua një helikopter dhe 3 persona të ekuipazhit së bashku me 15 pasagjerë mbetën të vdekur.

 


Lajme të ngjashme