Erdogani i kundërpërgjigjet Amerikës me sanksione

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se do të jepet kundërpërgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat zbatojnë sanksione ndaj 2 ministrave turq.

Erdogani i kundërpërgjigjet Amerikës me sanksione

Turqia i kundërpërgjigjet sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se do të jepet kundërpërgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat zbatojnë sanksione ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme, Sylejman Sojlu (Süleyman Soylu) dhe Ministrit të Drejtësisë, Abdulhamit Gyl (Abdulhamit Gül).

“Sot do tu jap direktivë shokëve të mi, do t’iu ngrijmë pasuritë, nëse kanë, ministrit të drejtësisë dhe të brendshëm të Amerikës” tha Erdoan.

Në fjalimin e mbajtur në Kongresin e 5-të të Zakonshëm të Degës së Grave të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Ankara, Presidenti Erdoan tha: “Ata që mendojnë se mund të detyrojnë Turqinë të hedhë hap prapa me gjuhë kërcënuese apo sanksione të pakuptimta, nuk e kanë njohur fare këtë vend dhe këtë popull”.

Turqia nuk do të mund të bëhet mjet i politikës së brendshme të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës – tha Erdoan dhe shtoi: “Përsëritja e gabimeve të Evropës nuk do tu sjellë asnjë dobi Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çështja ndërmjet nesh me Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të zgjidhet duke nxjerrë në plan të parë idenë e aleancës dhe strategjisë së përbashkët, që përbën kornizën e interesave reciproke”.

Ai tha gjithashtu se hapi i hedhur nga Amerika në lidhje me priftin Brunson nuk i ka aspak hije partneritetit strategjik.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës me këtë hap faktikisht kanë bërë një paturpësi serioze ndaj Turqisë. Turqia nuk mund të vihet me shpatulla pas muri me këtë lloj qëndrimi. Ky është një qëndrim evangjelist, sionist. Trump është vënë në lojë” tha Erdoan.

Në fjalimin e mbajtur në Kongresin në Ankara Erdoan u shpreh me fjalët. “Kanalet e diplomacisë punojnë në një mënyrë të ngjeshur. Mendoj se duke vepruar me rrugën e mendjes do të lejmë pas një pjesë të rëndësishme të çështjeve të konfliktit mes nesh. Ne nuk dëshirojmë të jemi palë e lojërave humb-humb. Kalimi i konflikteve politike dhe gjyqësore në nivelin e ekonomisë dëmton të dyja palët”.    

 


Lajme të ngjashme