Anëtarët e Këshillit të Lartë Ushtarak vizituan Anitkabirin

Pas kalimit në sistemin e qeverisjes presidenciale sot do të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të Lartë Ushtarak.

Anëtarët e Këshillit të Lartë Ushtarak vizituan Anitkabirin
erdogan yas anitkabir1.jpg

Pas kalimit në sistemin e qeverisjes presidenciale sot do të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të Lartë Ushtarak.

Përpara mbledhjes, që do të zhvillohet në Kompleksin Presidencial, anëtarët e Këshillit, të kryesuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) vizituan Anëtkabirin (Anıtkabir, Mauzoleu i themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk).

Të kryesuar nga Presidenti Erdoan, Zv/Presidenti Fuat Oktaj (Oktay), Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, Ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gyl (Gül), Ministri i Punëve të Brendshme, Sylejman Sojlu (Süleyman Soylu), Ministri i Thesarit dhe Financës, Berat Allbajrak (Albayrak), Komandanti i Forcave Tokësore, Gjeneralarmate Ymit Dyndar (Ümit Dündar), komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneralarmate, Hasan Kyçykakjyz (Hasan Küçükakyüz) dhe Komandanti i Forcave Detare, Admirali Adnan Ëzball (Adnan Özbal), duke kaluar nga Rruga e Luanëve shkuan në Mauzole.

Erdoani pasi vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Ataturkut mbajti qëndrim nderi.

Ai nënshkroi Fletoren e Posaçme të Anëtkabirit dhe uroi që mbledhja e parë e Këshillit të Lartë Ushtarak pasi është kaluar në sistemin e qeverisjes presidenciale, të jetë në të mirë të Turqisë, popullit turk dhe Forcave të Armatosura Turke.  

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan bëri të ditur se “mbledhja që zhvillohet në një periudhë kur ndodhin zhvillime kritike në nivel rajonal dhe global, do të përforcojë edhe më shumë luftën e Turqisë kundër të gjitha organizatave terroriste, që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Turqisë duke filluar nga organizata terroriste gyleniste, FETo dhe organizata separatiste terroriste PKK”.



Lajme të ngjashme