Turqia, vendi evropian që ka zhvilluar më shumë rrjetin e fluturimeve

Turqia është vendi që e ka zgjeruar më së shumti rrjetin e fluturimeve në të gjitha kategoritë gjatë dekadës së fundit, sipas raportit të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Rajonin Evropian (ACI EUROPE) për Lidhjet Hub.

Turqia, vendi evropian që ka zhvilluar më shumë rrjetin e fluturimeve

Raporti i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Rajonin Evropian (ACI EUROPE) për Lidhjet Hub, për periudhën e parë të vitit dhe që është publikuar në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (SHGM), përmban të dhëna edhe për performancën e aeroporteve dhe vendeve në aspektin e fluturimeve.

Sipas këtij raporti, Turqia është ngjitur në vend të 5-të në Evropë pas Spanjës, Gjermanisë, Britanisë dhe Francës për numrin më të madh të lidhjeve (tranzit).

Turqia ka qenë vendi që e ka rritur më shumë, - me 12% - numrin e lidhjeve direkte brenda këtyre pesë vendeve (Spanjë, Gjermani, Angli, Francë, Turqi) për periudhën janar-qershor 2018.

Kurse në fluturimet indirekte në gjashtë muajt e parë të vitit Spanja zuri vendin e parë me një rritje prej 10 për qind, kurse Turqi u rendit e dyta me një rritje prej 9 për qind.

Turqia bie në sy me rritjen e lidhjeve (numrit të tranziteve) me 10,6% në bazë të aeroporteve, duke u ngjitur në krye të listës.

Raporti përfshin edhe të dhëna në lidhje me zhvillimin pesë-dhe dhjetëvjeçar, konkretisht për vitet 2013-2018 dhe 2008-2018.

Sipas kësaj Turqia këto 5 vitet e fundit ka zhvilluar 35 për qind të numrit të lidhjeve të drejtpërdrejta, 23 për qind të lidhjeve indirekte, 29 për qind të lidhjeve në aeroport dhe 47% të lidhjeve hub (me shpërndarje).

Kurse nga viti 2008 e këtej Turqia ka rritur me 191 për qind numrin e lidhjeve direkte, me 130 për qind lidhje indirekte, me 157 për qind numrin e lidhjeve në aeroport dhe me 534 për qind lidhjet (hub) shpërndarëse duke u bërë vendi që e ka zhvilluar më shumë rrjetin e saj të fluturimit në të gjitha kategoritë për 10 vitet e fundit.

Aeroporti “Ataturk” i Stambollit në renditjen e lidhjeve me shpërndarje (lidhja hub) ka zënë vendin e katërt për gjashtë muajt e parë të vitit pas  aeroporteve të Frankfurtit, Amsterdamit dhe Parisit.

Aeroporti që ka shënuar më shumë rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është Aeroporti i Frankfurtit me 12,8 për qind, ndërsa Aeroporti i Stambollit “Ataturk” u rendit i dyti me 4,8 për qind.

Në periudhën janar-qershor 2018, Aeroporti “Ataturk” renditet i pesti në Evropë me një normë rritjeje prej 1,2 në aspektin e numrit të lidhjeve të drejtpërdrejta, duke u renditur i 7-i në renditjen e lidhjeve shpërndarëse (hub) në botë.

Aeroporti “Ataturk”, i cili në vitin 2008, renditej i 32-i në botë, në raport ka zënë vend si aeroporti që e ka përmirësuar rrjetin e fluturimit më së shumti në dekadën e fundit.

Rritja rekord prej 43,2 për qind në 5 vitet e fundit dhe 492 për qind në 10 vitet e fundit ka ngjitur Aeroportin “Ataturk” të Stambollit në krye të listës së aeroporteve me lidhjet më të përmirësuara të shpërndarësve (hub).

Në gjashtë muajt e këtij viti aeroportet turke kanë qenë gjithashtu në krye të fluturimeve indirekte.

Me 44,8 për qind rritje Aeroporti i Antalia është i pari nrenda grupit të parë të aeroporteve me kapacitet 25 milionë pasagjerë, kurse Aeroporti i Izmirit “Adnan Menderes” është i pari me 23 për qind rritje dhe Aeroporti “Esenboğa” i Ankarasë është i dyti me 22,9 për qind rritje në mesin e aeroporteve të grupit të dytë me kapacitet 10-25 milionë pasagjerë.

Po të shikojmë periudhën 2013-2018, Aeroporti tjetër i Stambollit “Sabiha Gökçen” ka dalë i pari me 64 për qind rritje, ndërsa Aeroporti i Antalias ishte i katërti më i lartë në Evropë me 45 për qind rritje.

Aeroporti “Sabiha Gökçen” i ka rritur me 929% fluturimet indirekte (tranzit) që nga viti 2008 e këtej duke u renditur i pari, kurse Aeroporti i Antalias është i dyti me 226% rritje.

Me 104 për qind rritje Aeroporti “Ataturk” i Stambollit është renditur në mesin e 5 aeroporteve që kanë shënuar rritjen më të shpejtë në Evropë.

Për periudhën 10-vjeçare brenda grupit të dytë të aeroporteve (me kapacitet 10-25 milionë pasagjerë), Aeroporti “Esenboğa” i Ankarasë ka shënuar normën më të lartë të rritjes me 169 për qind, i ndjekur nga Aeroporti i Izmirit “Adnan Menderes” me 131 për qind rritje.

 


Lajme të ngjashme