Turqi - Bashkia Akçakale e Sanliurfas vë në shtizë një flamur të madh turk

Në oborrin e postit kufitarë në kufirin me Sirinë, bashkia Akçakale e Sanliurfa-s ka vënë në shtizë një flamur turk të gjatë 6 metra dhe të gjerë 4 metra.

Në ceremoninë e organizuar në postin kufitarë të xhandarmerisë, që ndodhet 3 kilometra larg nga kufiri i Sirisë, u këndua himni kombëtar dhe u mbajt një qëndrim nderi.

Flamuri turk në gjatësi 6 metra dhe i gjerë 4 metra u vë në shtizë të lartë 12 metra.

Kryetari i bashkisë Akçakale, Abdulhakim Ayhan bëri të ditur se flamuri i vënë në shtizë në postin kufitarë të xhandarmerisë është flamuri i 9-të i vendosur në pika të larta të nënprefekturës.

Ayhan gjithashtu tha se flamuri duket qartë edhe nga rajoni Tel-Abyad të Sirisë, që ndodhet nën kontrollin e organizatës separatiste terroriste PKK/YPG.

Lajme të ngjashme