Presidenti Erdogan përgëzoi Imran Han për fitoren në zgjedhje në Pakistan

Burimet e Presidencës njoftojnë se Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Imran Han, të cilin e përgëzoi për fitore në zgjedhjet e mbajtura në Pakistan.

Presidenti Erdogan përgëzoi Imran Han për fitoren në zgjedhje në Pakistan

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan i telefonoi liderit të Lëvizjes së Drejtësisë në Pakistan (PTI), Imran Han, të cilin e përgëzoi për fitoren në zgjedhjet federale dhe provinciale të mbajtura në këtë vend.

Sipas informatave të marra nga burimet e Presidencës, gjatë bisedës Presidenti Erdogan i përcolli urimet e sinqerta liderit të Lëvizjes së Drejtësisë në Pakistan (PTI), Imran Han për fitoren në zgjedhje dhe vuri theksin në rëndësinë e zhvillimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Pakistanit.

Ndërkaq Imran Han nga ana e tij falënderoi Presidentin Erdogan për telefonatën dhe konsideratën e treguar.

Mësohet se Imran Han i tha Erdoganit se ai me lidershipon e tij  paraqet një shembull të mirë për botën islame.



Lajme të ngjashme