Komandanti i SACEUR-it dhe EUCOM-it në Turqi për kontakte zyrtare

Gjeneralarmate Curtis Scaparrotti, komandant i Komandës Supreme të Aleancës në Evropë (SACEUR) për Operacionet e Komandës Aleate të NATO-s dhe njëherësh i Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM), vjen të mërkurën në Turqi për kontakte zyrtare...

Komandanti i SACEUR-it dhe EUCOM-it në Turqi për kontakte zyrtare

Gjeneralarmate Curtis Scaparrotti, komandant i Komandës Supreme të Aleancës në Evropë (SACEUR) për Operacionet e Komandës Aleate të NATO-s dhe njëherësh i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (EUCOM), vjen sot (të mërkurën) në Turqi për një sërë kontaktesh zyrtare.

Zyrtari i lartë ushtarak amerikan do të ketë takime të veçanta në Ankara me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralarmate Yasar Guler.

Siç bën të ditur EUCOM-i përmes një postimi në median sociale, në këto takime do të merren në shqyrtim marrëdhëniet e fuqishme ushtarake ndërmjet dy vendeve, me në krye disa çështje me rëndësi strategjike në fushën e mbrojtjes.

Në qendër të vëmendjes së kontakteve në fjalë pritet të jenë udhërrëfyesi për spastrimin e qytetit Menbixh të Sirisë nga terroristët, projekti i avionit luftarak të përbashkët, F-35, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me shitjen e raketave “Patriot”.

Pas takimeve në kryeqytetin turk, Gjenerali Scaparrotti do të vizitojë të enjten trupat amerikane me mision në Bazën Ajrore “Incirlik”, në lokalitetin me të njëjtin emër të Adanasë, si dhe do të marrë pjesë në një ceremoni ushtarake në Izmir.



Lajme të ngjashme