Autoritetet turke dënuan ashpër vrasjen e foshnjës në Hakkari

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu dënuan ashpër sulmin terrorist në Yuksekova të Hakkarit.

Autoritetet turke dënuan ashpër vrasjen e foshnjës në Hakkari

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin reagoi ashpër ndaj sulmit të terrorit të ndërmarrë në nënprefekturën Yuksekova të Hakkarit, ku humbën jetën bashkëshortja e një ushtaraku dhe foshnja 11-muajshe.

Zëdhënësi Kalin në postimin e bërë në llogarinë e tij në median sociale Twitter në lidhje me humbjen e jetëve që ndodhi si pasojë e shpërthimit të bombës së kurthuar në rrugë nga ana e anëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK në Yuksekova të Hakkarit tha: “Në dhashë Zoti vendi i tyre do të jenë në xhenet. Ndërkaq vendi i vrasësve do të jetë xhehenemi, si në këtë botë ashtu edhe në botën e amshuar”.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu në mesazhin me titull “PKK vrasësi i foshnjave” të postuar në llogarinë e tij në Twitter nga Singapori, ku ndodhet për të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Unionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN), shkruan se “Vrasësit e foshnjave do ti pyesim për llogari, ne do ta ngushtojmë botën për ata dhe do ti shkatërrojmë strofkat e tyre”.

Ndërkaq reagimi i ministrit të Punëve të Brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu ishte edhe ndaj terroristëve edhe ndaj përkrahësve të organizatës terroriste.

Ministri Soylu mbajti një fjalim në ceremoninë e betimit të njësive speciale të policisë në Karabuk.

“Ata që përkrahin terroristët në Evropë, që u japin leje qëndrimi dhe të cilën nuk bëjnë asnjë dilemë për t'u dhënë terroristëve azile politike në vendet e tyre, ata, të cilët dërguan 5 mijë mauna me armë, që i trajnuan me vrasësit profesionistë, që u japin mend, taktika, moral, që dërgojnë njerëzit e tyre nga 10 mijë kilometra larg për ti trajnuar vrasësit në Kandil të Irakut, që dërgojnë para nëpërmjet shoqatave, ata që bëjnë përpjekje për të prishur unitetin e Anadollit, që i kanë sytë e kthyera nga flamuri me hënë e yll, vënë pritë për një nënë dhe foshnjën e saj 11-muajshe”, deklaroi Soylu.

Duke e bërë të ditur se pas ngjarjes ka biseduar me telefon me ushtarakun, që ishte bashkëshorti i dëshmores dhe babai i foshnjës 11-muajshe, ministri Soylu tha: “Ai në telefon më tha rroftë atdheu. Unë i thash që shokët tanë i kthyen këto troje në varre për terroristët dhe iu dhanë kundërpërgjigjen e duhur në mënyrë më të fuqishme”.  



Lajme të ngjashme