Turqi - Gjuha kërcënuese e ShBA-së është e papranueshme

Mbledhja e parë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e sistemit të ri presidencial, u kryesua nga Presidenti, Recep Tayyip Erdogan.

Turqi - Gjuha kërcënuese e ShBA-së është e papranueshme

Këshilli i Sigurisë Kombëtare njoftoi se gjuha kërcënuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Turqisë është e papranueshme.

Mbledhja e parë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e sistemit të ri presidencial, u kryesua nga Presidenti, Recep Tayyip Erdogan.

Në komunikatën përfundimtare të publikuar pas mbledhjes së Këshillit që zgjati mbi 5 orë në pah doli theksi mbi vendosmërinë në luftën kundër terrorit.

Në mes tjerash thuhet se operacionet e ndërmarra brenda dhe jashtë vendit kundër të gjitha organizatave terroriste që kërcënojnë unitetin kombëtar, me në krye organizatat terroriste FETO/PDY, PKK/PYD-YPG dhe DAESH, do të vazhdojnë me këmbëngulje dhe vendosmëri.

“Vendimet dhe deklaratat kontradiktore me traktatet ndërkombëtare të ShBA-së ndaj Turqisë, e cila përmbushi të gjitha përgjegjësitë e saj në projektet e industrisë së mbrojtjes, do të shkaktojnë dëme të pariparueshme partneritetit strategjik dhe marrëdhënieve të besimit mes dy vendeve”, u tha në komunikatë.

Në vijim thuhet se “Gjuha e përdorur ndaj Turqisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqesin mungesë respekti të marrëdhënieve të aleancës dhe janë të papranueshme”.

Ndërkaq në lidhje me çështjen e Sirisë u bë e ditur se përpjekjet për vendosjen e sigurisë sa më parë të jetë e mundur në zonat ku organizatat terroriste janë aktive po vazhdojnë ende, ndërsa u tha se “Më herët është bërë e ditur se do të fillohet me hedhjen e hapave konkrete në këtë drejtim”.

Në lidhje me zhvillimet në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor u bë e ditur se ato janë duke u monitoruar nga afër dhe u vë theksi në vendosmërinë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të Turqisë në det.



Lajme të ngjashme