Indeksi i besimit ekonomik në Turqi rritet me 2% në korrik 2018

Besimi ekonomik në Turqi është përmirësuar në muajin korrik duke u rritur me 2 për qind, njoftoi të hënën Instituti Turk i Statistikave (TUIK)...

Indeksi i besimit ekonomik në Turqi rritet me 2% në korrik 2018

Besimi ekonomik në Turqi është përmirësuar në muajin korrik duke u rritur me 2 për qind, njoftoi të hënën Instituti Turk i Statistikave (TUIK).

“Indeksi i besimit ekonomik është rritur në 92,2 pikë përqindje këtë muaj, nga 90,4 në qershor”, tha TUIK-u përmes një komunikate të shkruar duke ia atribuuar këtë përmirësim rritjeve të treguesve të besimit në sektorët e konsumit, shërbimeve, tregtisë me pakicë dhe ndërtimit.

Në korrik 2018, indekset e besimit në sektorët e konsumit, shërbimeve, tregtisë me pakicë dhe ndërtimit janë rritur përkatësisht në 73,1 pikë përqindje, 91,9 pikë përqindje, 97,3 pikë përqindje dhe 77,1 pikë përqindje.

Indeksi i besimit ekonomik shihet si një lexim i rëndësishëm i kursit ekonomik, pasi është një tregues i përbërë që bashkon nënindikatorët e besimit të konsumatorit, shërbimet e sektorit real, tregtinë me pakicë dhe indekset e besimit të ndërtimit duke reflektuar një ndjenjë të përgjithshme të shëndetit të ekonomisë.



Lajme të ngjashme