Turqia e vendosur në mbrojtjen e interesave të turqëve qipriotë

Turqia rekomandoi ambasadorët e disa vendeve në pjesën greke të Qipros që të mos i tejkalojnë autorizimet e tyre.

Turqia e vendosur në mbrojtjen e interesave të turqëve qipriotë

Turqia u rekomandoi ambasadorëve të disa vendeve që organizuan një konferencë në pjesën greke të Qipros, që të mos i tejkalojnë autorizimet e tyre.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy në deklaratën e bërë në lidhje me konferencën në fjalë tha se “Vërejtjet e disa ambasadorëve gjatë një konference të kohëve të fundit të mbajtur në pjesën greke të Qipros, në mbështetje të veprimtarive të njëanshme të lidhura me hidrokarbure që kryhen nga grekët qipriotë në Mesdheun Lindor, janë të pajustifikuara. Ne rekomandojmë përfaqësuesit e vendeve përkatëse që ata të mos i tejkalojnë autorizimet e tyre”.

Në deklaratë, ku rikujtohet se në ishull ende nuk është arritur në ndonjë zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, zëdhënësi Aksoy në mes tjerash tha: “Është e papranueshme që pala grekoqipriote të vazhdojë të veprojë sikur të ishte pronari i vetëm i ishullit dhe të vazhdojë me aktivitetet e saj të njëanshme të lidhura me hidrokarbure. Me këto aktivitete, pala grekoqipriote shpërfill të drejtat e patjetërsueshme mbi burimet natyrore të turqëve qipriotë, të cilët janë bashkëpronarë të ishullit”.

Zëdhënësi Aksoy deklaratën e tij e përfundon duke thënë se Turqia është e vendosur në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të turqëve qipriotë dhe në vazhdimin e mbështetjes së palës turke në ishull.



Lajme të ngjashme