Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (MGK) sot në orën 15.00 do të mbajë mbledhjen e parë të sistemit të ri nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

1022302
Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Krahas ndihmëspresidentit Fuat Oktaj (Oktay), ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, ministrit të Punëve të Brendshme, ministrit të Punëve të Jashtme do të jetë gati në Kompleksin Presidencial për të marrë pjesë në mbledhje edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm bashkë me Komandantët e Forcave (Armëve), të cilët janë anëtarë të rregullt të Këshillit.

Pikat kryesore të agjendës së mbledhjes së sotme do të jenë antiterrorizmi dhe politika e jashtme.

Gjithashtu do të rishikohen detajet në lidhje me periudhën pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Do të diskutohen kryefjalët lidhur me zbatimin e ligjit të ri për antiterrorizmin.

Mbi tryezë do të jenë edhe zhvillimet rajonale.

Do të vlerësohet plani i veprimit (udhërrëfyesi) që zbatohet bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në qytetin Menbixh të Sirisë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare, përbërja dhe funksionimi i të cilit është rregulluar me dekret presidencial, këtej e tutje do të mblidhet çdo dy muaj.

Në rast nevoje anëtarët e Këshillit do të mbajnë mbledhje edhe me thirrjen e drejtpërdrejtë të Presidentit.

Agjenda e mbledhjes së Këshillit do të përcaktohet nga Presidenti.

Në rastet kur do të mungojë Presidenti, mbledhjet do të drejtohen nga Ndihmëspresidenti.

Krahas anëtarëve të rregullt në mbledhjet e Këshillit do të mund të thirren dhe dëgjohen ministrat dhe zyrtarët përkatës në varësi të veçorisë së rendit të ditës.



Lajme të ngjashme