Shefi i diplomacisë turke takon ambasadorët e ASEAN-it në Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, u takua të dielën me ambasadorët në Ankara të vendeve të ASEAN-it, përpara se të nisej drejt Singaporit për të marrë pjesë në Takimin 51. të Ministrave të Jashtëm të kësaj organizate...

Shefi i diplomacisë turke takon ambasadorët e ASEAN-it në Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, u takua të dielën me ambasadorët në Ankara të vendeve të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), përpara se të nisej drejt Singaporit për të marrë pjesë në Takimin 51. të Ministrave të Jashtëm të kësaj organizate.

Siç bëjnë të ditur burimet diplomatike, Çavusoglu është takuar me shefat e misioneve diplomatike në Ankara të Filipineve, Maria Rowena Mendoza, të Indonezisë, Pak Wardana, të Singaporit, A. Selverajah, të Vietnamit, Tuan Pham Anh, të Malajzisë, Abd Razak bin Abdul Wahab, të Brunei Darussalamit, Mohammad Shafi bin Haji Qasim dhe të Tajlandës, Phantipha Lamsudha Ekarohit.

“Ne shkëmbyem pikëpamjet me ambasadorët e vendeve të ASEAN-it në Ankara për zhvillimin dhe diversifikimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe ASEAN-it, para se të udhëtonim drejt Singaporit për të marrë pjesë në Takimin 51. të Ministrave të Jashtëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore”, deklaroi shefi i diplomacisë turke përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, shoqëruar nga një fotografi me ambasadorët

Takimi i ASEAN-it, ku Turqia do të përfaqësohet nga ministri Çavusoglu, do të mbahet nga data 1 deri më 4 gusht.

Ai do të qëndrojë 4 ditë në Singapor për të marrë pjesë në një seri organizimesh si pjesë e Takimit të Ministrave të Jashtëm të ASEAN-it, sipas një komunikate të MPJ turke.

Në kuadër të këtij takimi, do të zhvillohet gjithashtu Ministeriali Trepalësh ASEAN-Turqi, mbledhja e parë pas themelimit vitin e kaluar të Partneritetit të Dialogut Sektorial mes Turqisë dhe organizatës rajonale.

“Ministri i Punëve të Jashtme pritet gjithashtu të realizojë takime bilaterale me homologët e tij nga vendet e tjera pjesëmarrëse”, shtohet në komunikatë.

Indonezia, Malajzia, Tailanda, Filipinet dhe Singapori janë anëtaret themeluese të ASEAN-it, ndërsa Brunei Darussalami, Vietnami, Laosi, Mianmari dhe Kamboxhia janë vendet e tjera anëtare të organizatës.



Lajme të ngjashme