Turqi - Gomonia me 16 pjesëtarë të dyshuar të FETO-së përmbyset në afërsi të Ayvalikut

Në këtë aksident humbën jetën 6 persona, në mesin e të cilëve 3 foshnje, ndërsa njëri person rezulton i humbur.

Turqi - Gomonia me 16 pjesëtarë të dyshuar të FETO-së përmbyset në afërsi të Ayvalikut

Një gomone me 16 persona, për të cilët pretendohet se ishin pjesëtarë të dyshuar të FETO-s, është përmbytur në Detin Egje në nënprefekturën Ayvalik të Balikesirit në veriperëndim të Turqisë, gjatë përpjekjes për të kaluar në ishullin grek Lesbos.

Në këtë aksident humbën jetën 6 persona, në mesin e të cilëve 3 foshnje, ndërsa njëri person rezulton i humbur.

Gomonia me 16 pjesëtarë të organizatës terroriste gyleniste FETO, në mesin e të cilëve kishte edhe gra dhe fëmijë, u përmbys në afërsi të ishullit Çiplak të Ayvalikut.  

Anijet e Komandës së Rojeve Bregdetare në Ayvalik me anë të kamerave termale zbuluan dhe shpëtuan 9 persona gjatë kohës së patrullimit.

Ndërkaq bëhet e ditur se kanë filluar edhe punimet e kërkim-shpëtimit me pjesëmarrje të helikopterëve për 7 persona të zhdukur.

Gjatë këtyre punimeve nga deti u nxorën trupat e pajetë të 3 foshnjave, 2 grave dhe 3 burrave, të cilët u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Bursës për autopsi.

Ndërkaq bëhet e ditur se vazhdojnë punimet për gjetjen e një personi tjetër të zhdukur.

9 personat e shpëtuar pas trajtimit mjekësor në spitalin shtetëror në Ayvalik u dërguan në drejtorinë e policisë.

Bëhet e ditur se hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë.



Lajme të ngjashme