Turqia përshëndet miratimin e ligjit që njeh autonominë e myslimanëve në Filipine

Turqia priti me kënaqësi miratimin nga Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte të ligjit që siguron autonomi gjithëpërfshirëse për myslimanët Moro.

1021425
Turqia përshëndet miratimin e ligjit që njeh autonominë e myslimanëve në Filipine

Turqia priti me kënaqësi miratimin nga Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte të ligjit që siguron autonomi gjithëpërfshirëse për myslimanët Moro.

Në deklaratën me shkrim të bërë Ministria e punëve të Jashtme të Jashtme bëhet e ditur se “Turqia përgëzon përpjekjet e qeverisë filipinase, Frontit të Çlirimit Islam dhe aktorëve të tjerë në pikën kthesë të këtij ligji historik, i cili synon të krijojë një entitet të ri politik të njohur si "Rajoni Autonome Bangsamoro në Mindanaon Myslimane".

“Me vullnetin dhe vizionin politik të palëve përkatëse, është kaluar një pikë kritike në procesin e paqes. Ky është një sukses historik në rrugën për sigurimin e një paqe, stabiliteti dhe prosperiteti të drejtë dhe të qëndrueshëm në Bangsamoro” shkruhet në deklaratë.

“Ligji Organik Bangsamoro paraqet gjithashtu një mundësi të çmuar për të luftuar kundër dhunës që ka për bazë ekstremizmin dhe terrorizmit dhe në një mënyrë të tillë i premton popullit të Bangsamoros një të ardhme më të mirë” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë ku theksohet se Turqia do të vazhdojë të mbështesë procesin e paqes, si dhe zhvillimin social dhe ekonomik të rajonit edhe në periudhën në vijim.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte miratoi dje ligjin së siguron autonomi përfshirëse të myslimanëve Moro.

Pritet që ligji të paraqitet për referendum në rajonin ku jeton kjo popullsi brenda të paktën 90 ditëve dhe të shumtën brenda 150 ditëve.



Lajme të ngjashme