Bilanci javor i antiterrorizmit në Turqi: 44 terroristë të neutralizuar

Në operacionet e Forcave të Armatosura Turke (TSK) në provincat Shërnak (Şırnak), Marzin, Erzurum, Bingël (Bingöl) dhe në veri të Irakut, realizuar ndërmjet datave 20-27 korrik, janë neutralizuar 44 terroristë.

Bilanci javor i antiterrorizmit në Turqi: 44 terroristë të neutralizuar

Gjatë këtyre operacioneve është asgjësuar një sasi e madhe municioni, që përdoret nga pjesëtarët e organizatës terroriste.

Kurse në mbikëqyrjet dhe kontrollet e bëra për sigurinë kufitare që nga 1 janari 2018 e deri më sot janë kapur 193 mijë e 773 persona që kanë tentuar të kalojnë kufirin me rrugë të jashtëligjshme.

Ndërsa numri i terroristëve të neutralizuar në operacionin “Dega e Ullirit”, i cili vazhdon në Siri që nga 20 janari e këtej, është rritur në 4 mijë e 546.

Deri më sot në kuadër të këtij operacioni janë përcaktuar dhe asgjësuar 251 mijë mina dhe 1 mijë e 346 eksplozivë artizanal.

 


Lajme të ngjashme