MPJ Çavusoglu: Turqia është kundër sanksionve të ShBA-së ndaj Iranit

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se Turqia nuk është e detyruar t’i përmbahet vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit.

MPJ Çavusoglu: Turqia është kundër sanksionve të ShBA-së ndaj Iranit

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se Turqia nuk është e detyruar t’i përmbahet vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit.

Në kuadër të kontakteve të tij në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu zhvilloi një takim me homologun e tij Elmar Memedyarov.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të organizuar pas takimit, shefi i diplomacisë turke bëri të ditur se Turqia është kundër sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit dhe shtoi: “Ashtu si çdo vend tjetër edhe ne i përmbahemi sanksioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), por nëse bëhet fjalë për sanksionet e ShBA-së, Anglisë, të BE-së apo të ndonjë vendi tjetër atëherë ne nuk jemi të detyruar t’i përmbahemi sanksioneve të tyre”.

Çavusoglu rikujtoi se Turqia edhe më herët nuk ka marrë pjesë në sanksione të BE-së ndaj Rusisë, ndërsa vijoi duke thënë se “Ne nuk i gjejmë të arsyeshme këto sanksione. Ky është një qëndrim parimorë dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rrethanë”.

Duke nënvizuar se Turqia nuk do të heqë dorë nga qëndrimi i saj parimorë edhe në lidhje me kreun e organizatës terroriste gyleniste (FETO), Fetullah Gulen, ministri Çavusoglu tha: “SHBA-të janë të detyruar që FETO-n të na japë neve. Ne jemi aleatë dhe FETO është kreu i një organizate terroriste, gjithashtu ka bërë tentativë për grusht shteti në Turqi dhe nuk do të jetë e drejtë nëse kjo ndërlidhet me ndonjë rrethanë tjetër".

Ai potencoi se vendosja e sanksioneve ndaj Iranit nuk janë të arsyeshme, ndërsa shtoi: “Ne nuk e vlerësuam si të drejtë edhe tërheqjen e ShBA-së nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar me Iranin në vitin 2015. ShBA-ja është aleate e jonë, edhe Bashkimi Evropian ishte i mendimit të njëjtë me ne dhe ai vazhdon me marrëveshjen”.

Çavuşoglu gjithashtu potencoi se edhe delegacionit amerikan që kishte vizituar Turqinë më 20 korrik i përcollën qëndrimin e Turqisë në lidhje me sanksionet ndaj Iranit.

Duke vënë në dukje se Turqia blen gaz dhe naftë nga Azerbajxhani, Irani, Rusia dhe Iraku, ministri Çavusoglu tha: “Prej nga do ti plotësojmë nevojat tona në qoftë se nuk blejmë nga Irani? Në qoftë se nuk blejmë nga Azerbajxhani prej nga do ti blejmë këto? Është lehtë të flasësh nga distanca. Ne jemi fqinji i Iranit. Nuk mund të themi se pajtohemi për çdo gjë me Iranin, kemi edhe dallime në opinione, por jemi kundër këtyre sanksioneve dhe ky është një qëndrim parimorë”.

 


Lajme të ngjashme