Vazhdojnë aktivitetet e luftës kundër terrorit në Menbixh të Sirisë

Sipas deklaratës së bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke, trupat turke dhe ato amerikane zhvilluan patrullimin e nëntëmbëdhjetë në mënyrë të pavarur/të koordinuar në linjën mes Menbixhit dhe rajonit të “Operacionit Mburoja e Eufrati”.

Vazhdojnë aktivitetet e luftës kundër terrorit në Menbixh të Sirisë

Forcat e Armatosura Turke vazhdojnë aktivitetet e spastrimit të organizatës separatiste terroriste, YPG/PKK në rajonin Menbixh të Sirisë.

Sipas deklaratës së bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke, trupat turke dhe ato amerikane zhvilluan patrullimin e nëntëmbëdhjetë në mënyrë të pavarur/të koordinuar në linjën mes Menbixhit dhe rajonit të “Operacionit Mburoja e Eufrati”.  

Aktiviteti i parë i patrullimit u realizua më datë 18 qershor.

Gjatë takimit më datë 4 qershor ndërmjet ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo u arrit marrëveshja për një hartë rrugore me qëllim vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në këtë rajon.

Ky plan parashikon gjithashtu fillimin e kontrolleve të përbashkëta në këtë nënprefekturë nga njësitë ushtarake dhe të inteligjencës turke e amerikane.

Një objektiv tjetër i marrëveshjes në fjalë është formimi i një administrate me njësitë lokale pas tërheqjes së terroristëve nga Menbixhi.

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK, në gusht të vitit 2016-të, pushtoi nënprefekturën Menbixh të rrethit Halep, kontrollin e të cilës e mori nga organizata terroriste DAESH me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Mbi 90% e popullsisë së Menbixhit përbëhet nga arabët.

 


Lajme të ngjashme