Turqia dënoi ashpër sulmet e terrorit në Nigeri

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë dënohen ashpër sulmet e terrorit të ndërmarra në provincat Yobe dhe Borno të Nigerisë, të cilat morën jetët e një numri të madh të njerëzve.

Turqia dënoi ashpër sulmet e terrorit në Nigeri

Turqia dënoi ashpër sulmet e terrorit të ndërmarra dje dhe pardje në Nigeri.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë dënohen ashpër sulmet terroriste të ndërmarra në provincat Yobe dhe Borno, të cilat morën jetët e një numri të madh të njerëzve.

“Kërkojmë mëshirën e Allahut për viktimat që humbën jetën në këto sulme që shkaktuan pikëllim dhe zemërim të thellë dhe të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë, ndërsa qeverisë dhe popullit të Nigerisë u shprehim ngushëllime”, thuhet në komunikatë.

Në sulmin me bombë të organizatës terroriste Boko Haram të ndërmarrë ndaj një xhamie në provincën Borno ishin vrarë 8, ndërsa ishin plagosën rëndë 7 persona. Ndërkaq në luftimet mes forcave ushtarake dhe terroristëve të Boko Haramit në rajonin Tarmuwa të provincës Yobe kanë humbur jetën një numër i madh ushtarësh nigerianë.

Organizata terroriste Boko Haram, e cila është e pranishme në Nigeri prej vitit 2000 e këtej, me aktet e dhunës në masë që ndërmerr prej vitit 2009 ka vrarë rreth 20 mijë persona.

Duke filluar prej vitit 2015 kjo organizatë kryen sulme terroriste edhe në vendet fqinje si Kamerun, Benin, Çad dhe Niger. Nga sulmet e kësaj organizate në pellgun e Liqenit të Çadit janë vrarë të paktën 2 mijë persona.  



Lajme të ngjashme