Turqi - Numri i turistëve të ardhur në Antalya këtë vit arriti në mbi 6 milionë

Numri i turistëve të ardhur me linjat ajrore në kryeqytetin e turizmit Antalya të Turqisë në 6 muajt e fundit në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë shënoi rritje për 34 për qind dhe arriti në 6 milionë e 199 mijë e 361.

Sipas statistikave të Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të Prefekturës, numri i turistëve të ardhur këtë vit në aeroportet e Antalyas dhe Gazipasa të Alanyas shënoi rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Numri i turistëve të ardhur deri më 20 korrik në aeroportet në fjalë vitin e kaluar ishte 4 milionë e 627 mijë e 228, ndërsa për periudhën e njëjtë të këtij viti kjo shifër arriti në 6 milionë e 199 mijë e 361 turistë.

Vetëm gjatë 20 ditëve të parë të korrikut në këto dy aeroporte morën shërbime 1 milionë e 445 mijë e 709 turistë.

Lajme të ngjashme