Albayrak: Samiti i G-20 në Argjentinë ishte produktiv dhe i suksesshëm për Turqinë

Ministër i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak tha se mbledhja e G-20 në Argjentinë ishte produktive.

Albayrak: Samiti i G-20 në Argjentinë ishte produktiv dhe i suksesshëm për Turqinë

Ministër i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak tha se mbledhja e G-20 në Argjentinë ishte produktive.

Ministri Albayrak bëri vlerësime për Agjencinë Turke të Lajmeve Anadolli (AA) në lidhje me takimet e zhvilluara në kuadër të mbledhjes së Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore të vendeve të G-20, që u zhvillua në Buenos-Ajres, Kryeqytetin e Argjentinës.

Ai tha se tregtia globale po kalon nga një periudhë me shumë sprova dhe nga aspekti i Turqisë, duke qenë se ka filluar një periudhë të re, ky ishte një samit historik dhe kritik, që përfshin një diplomaci të ngjeshur.

Ai shpjegoi se zhvilloi takime produktive dhe të suksesshme dypalëshe dhe bëri të ditur se u takua kokë më kokë me homologët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Gjermania, Franca, Brazili, Koreja e Jugut, Indonezia dhe Bashkimi Evropian. Ai theksoi gjithashtu se me pjesëmarrësit e tjerë edhe realizoi bisedime të shkurtra por edhe u takua në kuadër të programeve të G-20 dhe në këtë kuadër u zhvillua një diplomaci shumë e fuqishme ekonomike dhe një komunikim i ngjeshur.

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak tha se Turqia edhe në politikat e saj ekonomike edhe në politikat ekonomike rajonale dhe globale të saj ndjek parimin përfshirës, fito-fito dhe politikën aktive dhe dinamike të saj e ka provuar me projektet e zhvilluara deri tani.

Ai rikujtoi se në prezantimin e bërë në seancën me temë infrastrukturën e G-20 u shpreh veçanërisht në lidhje me këto projekte.  

Albayrak tha se ndërsa u shpreh për historinë 15-vjeçare të suksesit, që ka arritur Turqia, panë një dashamirësi të madhe.

“Nga aspekti i vendit tonë, nga aspekti ynë ishte një vizitë që kaloi produktive dhe e suksesshme” tha Albayrak duke shtuar se në mbledhje ndërkombëtare të tilla dhe të ngjashme, rolin e Turqisë, do të vazhdojnë të shpjegojnë me një komunikim edhe më të fuqishëm.

 


Lajme të ngjashme