Stamboll – Mbi 5,5 milionë pasagjerë më shumë në dy aeroportet ndërkombëtare të qytetit

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, aeroportet “Ataturk” dhe “Sabiha Gokçen” të metropolit më të madh të Turqisë kanë pritur 5 milionë e 501 mijë e 93 pasagjerë më shumë...

Stamboll – Mbi 5,5 milionë pasagjerë më shumë në dy aeroportet ndërkombëtare të qytetit

Aeroportet ndërkombëtare të Stambollit “janë bërë me krahë”.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, aeroportet “Ataturk” dhe “Sabiha Gokçen” të metropolit më të madh të Turqisë kanë pritur 5 milionë e 501 mijë e 93 pasagjerë më shumë.

Periudha janar-qershor 2018 ka shënuar një rritje kolosale të pasagjerëve dhe fluturimeve tregtare në dy aeroportet ndërkombëtare të Stambollit.

Aeroporti “Ataturk” ka pritur gjithsej 32 milionë e 558 mijë e 271 pasagjerë në 6 muajt e parë të këtij viti, nga të cilët 9 milionë e 448 mijë e 289 në linjat e brendshme dhe 23 milionë e 109 mijë e 982 në linjat ndërkombëtare.

Kurse Aeroporti “Sabiha Gokçen”, në të njëjtin hark kohor, ka pritur gjithsej 16 milionë e 260 mijë e 256 pasagjerë, nga të cilët 11 milionë e 4 mijë e 269 në linjat e brendshme dhe 5 milionë e 255 mijë e 987 në linjat ndërkombëtare.

Totali i pasagjerëve që kanë përdorur shërbimet e këtyre dy aeroporteve në gjysmën e parë të 2018-s ka arritur në 48 milionë e 818 mijë e 527.

Në periudhën janar-qershor të vitit 2017, numri i përgjithshëm i pasagjerëve të aeroporteve “Ataturk” dhe “Sabiha Gokçen” të Stambollit ishte 43 milionë e 317 mijë e 434.



Lajme të ngjashme