Turqia zhvillon mjetin detar të telekomanduar vendor

Sipërmarrësi turk nga Izmiri, Mehmet Salih Arikok, ka zhvilluar me kapacitete dhe mundësi plotësisht vendore një “mjet detar pa pilot” autonom dhe të telekomanduar...

Turqia zhvillon mjetin detar të telekomanduar vendor

Turqia po shumëfishon dhe përshpejton çdo ditë e më tepër hapat në lidhje me armët vendore e kombëtare.

Sipërmarrësi turk nga Izmiri, Mehmet Salih Arikok, ka zhvilluar me kapacitete dhe mundësi plotësisht vendore një “mjet detar pa pilot” autonom dhe të telekomanduar.

I pagëzuar me emrin “Kaşif” (Eksploruesi), ky mjet detar është projektuar në mënyrë që të ketë aftësi për t’u përdorur jo vetëm në aksionet e kërkim-shpëtimit apo sondazhet minerare, por edhe në misione ushtarake, në varësi të qëllimit të sensorëve që do të instalohet në të.

“Kaşif” mund të transformohet lehtësisht edhe në një mjet detar luftarak pa pilot.

Një tjetër lajm i mirë ka ardhur edhe nga Selçuk Bayraktar, drejtor teknik i kompanisë “Baykar”, prodhuese e dronëve të armatosur dhe të paarmatosur tashmë në inventarin e Forcave të Armatosura të Turqisë.

“Epoka e avionit luftarak klasik është mbyllur, ndaj edhe ne i jemi përveshur punës për projektin e avionit luftarak pa pilot, i cili do të jetë në qiell më 2023-shin”, ka njoftuar ai.



Lajme të ngjashme