TUIK: Shkalla e papunësisë në Turqi bie në 9,6%

Instituti Turk i Statistikave (TUIK) njoftoi të hënën se shkalla e papunësisë në Turqi ka rënë në 9,6% në muajin prill duke pësuar një rënie me 0,9 pikë përqindje...

1013518
TUIK: Shkalla e papunësisë në Turqi bie në 9,6%

Vazhdon rënia e shkallës së papunësisë në Turqi.

Instituti Turk i Statistikave (TUIK) publikoi ditën e hënë të dhënat e fuqisë punëtore për muajin prill 2018.

Sipas të dhënave në fjalë, shkalla e papunësisë në Turqi ka rënë në 9,6% në muajin prill duke pësuar një rënie me 0,9 pikë përqindje.

Në shkallë vendi, numri i të papunëve të moshës 15 vjeç e sipër është pakësuar me 201 mijë persona në bazë vjetore duke arritur në 3 milionë e 86 mijë në prill 2018.

“Papunësia e të rinjve (15-24 vjeç) u realizua në nivelin 16,9% me një rënie prej 2,9 pikësh, ndërsa papunësia e grupmoshës 15-64 vjeç u realizua në nivelin 9,8% me rënie prej 0,9 pikësh”, deklaroi TUIK-u.

Ai shtoi se numri i të punësuarve në prill 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është rritur me 852 mijë persona duke arritur në gjithsej 29 milionë e 9 mijë, ndërkohë që shkalla e punësimit ka regjistruar një rritje me 0,7 pikë përqindje për t’u realizuar në 47,9%.



Lajme të ngjashme