SHBA – “The Washington Post” paralajmëron lexuesit mbi kërcënimin terrorist të FETO-s

Gazeta amerikane me tirazh të lartë, “The Washington Post”, i kushtoi në numrin e së hënës një faqe të plotë paralajmërimit mbi kërcënimin e organizatës terroriste gyleniste (FETO) duke bërë thirrje për ekstradimin e kreut të saj, Fetullah Gylen...

1013353
SHBA – “The Washington Post” paralajmëron lexuesit mbi kërcënimin terrorist të FETO-s

Gazeta amerikane me tirazh të lartë, “The Washington Post”, i kushtoi në numrin e së hënës një faqe të plotë paralajmërimit mbi kërcënimin e organizatës terroriste gyleniste (FETO) duke bërë thirrje për ekstradimin e kreut të saj, Fetullah Gylen (Fetullah Gülen), nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Turqi.

Me rastin e dyvjetorit të përpjekjes së dështuar për grusht shteti ushtarak në Turqi, Komiteti Kombëtar Drejtues Turko-Amerikan (TASC) publikoi një shpallje duke zënë një faqe të plotë të së përditshmes në fjalë, për të treguar kërcënimin që paraqet organizata terroriste FETO dhe shkollat ​​e saj për shtetin, shoqërinë dhe administratën amerikane.

Ky komitet, i cili mbledh nën strehën e tij rreth 150 organizata të shoqërisë civile, solli në kujtesën e lexuesve të “The Washington Post” tentativën e pabesë për grusht shteti ushtarak, e cila u spraps trimërisht nga populli turk duke dalë në rrugë për t’iu kundërvënë puçistëve të FETO-s.

Shkrimi thotë gjithashtu se organizatori kryesor dhe protagonist i asaj përpjekjeje tradhtare është Fetullah Gyleni, i cili jeton në qytezën Sejlërsburg (Saylorsburg), në shtetin federal amerikan të Pensilvanisë.

Pasi tërheq vëmendjen se shumë ndërtesa shtetërore në Ankara, përfshi këtu edhe Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, u bombarduan gjatë tentativës së pabesë për grusht shteti të 15 Korrikut 2016, Komiteti Kombëtar Drejtues Turko-Amerikan rikujton po ashtu se atë natë u martirizuan mbi 250 shtetas turq dhe u plagosën mbi 2.000 të tjerë.

Në detaje të artikullit, kreu terrorist i FETO-s, Fetullah Gylen, krahasohet me Sheikun Omar Abdel-Rahman, i njohur si “Sheiku i Verbër”, i cili qe dënuar me burgim të përjetshëm në SHBA (derisa vdiq më 18 shkurt 2017) për komplot dhe sulmin e kryer në vitin 1993 ndaj Qendrës Tregtare Botërore në Nju-Jork.

“Sheiku Omar Abdel-Rahman u arrestua për akuzat të cilat rëndonin mbi të, ndërsa kryeterroristi i FETO-s, Gylen, nuk është nxjerrë ende përpara drejtësisë”, theksohet mes të tjerash në këtë artikull.

TASC-u i bën thirrje opinionit publik amerikan që të ushtrojë presion ndaj institucioneve zyrtare të SHBA-së për të ekstraduar Gylenin tek organet gjyqësore turke që ai të ndiqet penalisht për krimet e kryera, si dhe paralajmëron lexuesit e gazetës “The Washington Post” mbi programet e organizuara nga FETO-ja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Lajme të ngjashme