Bisedë telefonike Erdogan-Trump: Vendosmëri për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit në çdo fushë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, realizoi të hënën një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump...

Bisedë telefonike Erdogan-Trump: Vendosmëri për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit në çdo fushë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, realizoi të hënën një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump.

Siç bën të ditur Zyra për Shtyp e Presidencës turke, Erdogani dhe Trumpi theksuan rëndësinë e ndjekjes së çështjeve të diskutuara dhe akorduara në Samitin e NATO-s, si dhe shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimet në Siri.

Duke vënë theksin mbi rëndësinë e takimit në Helsinki ndërmjet Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, lideri turk uroi që ky samit të rezultojë i suksesshëm.

Gjatë bisedës telefonike në fjalë, Erdogani dhe Trumpi nënvizuan po ashtu se zbatimi i udhërrëfyesit të përbashkët për Menbixhin do të ofrojë kontribut të rëndësishëm në bashkëpunimin për zgjidhjen e çështjes siriane.

Çështjet gjyqësore ndërmjet Turqisë dhe SHBA-së ishin një tjetër kryefjalë e bisedës telefonike të dy liderëve.

Kreu i shtetit turk dhe homologu amerikan konfirmuan vendosmërinë e tyre për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh në çdo fushë.



Lajme të ngjashme