Ndihmëspresidenti Oktay: Kombi turk do t’i dalë për zot gjithnjë pavarësisë e ardhmërisë së tij

Ndihmëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, publikoi të dielën një mesazh me rastin e dyvjetorit të tentativës për grusht shteti të 15 Korrikut...

Ndihmëspresidenti Oktay: Kombi turk do t’i dalë për zot gjithnjë pavarësisë e ardhmërisë së tij

Ndihmëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, publikoi të dielën një mesazh me rastin e dyvjetorit të tentativës për grusht shteti të 15 Korrikut.

“Falënderoj kombin turk, i cili u bë shkas për ringjalljen kombëtare me frymën e Çanakalasë nën lidershipin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, në tentativën tradhtare të dështuar për grusht shteti nga organizata terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY). Kujtoj me rahmet dëshmorët e 15 Korrikut dhe u uroj jetë të gjatë veteranëve të asaj nate”, shkruan ndihmëspresidenti Oktay në një postim nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social, “Twitter”.

“Sikurse në Manzikert (Malazgirt), Sakarya, Kut al-Amara dhe 15 Korrik, kombi ynë do t’i dalë për zot gjithnjë pavarësisë e ardhmërisë së tij dhe do ta valëvisë flamurin tonë pafundësisht lart e më lart”, thekson ai në fund të mesazhit të tij me rastin e dyvjetorit të përpjekjes së dështuar për grusht shteti.



Lajme të ngjashme